Per te mos u humbur: Batutat mes Grillos dhe Renzit (VIDEO)
Matteo Renzi i cili është mandatuar në Itali për të formuar qeverinë ka zhvilluar seanca konsulte me të gjitha partitë.
Mirëpo është interesante të shikosh reagimin e Lëvizjes 5 Yje të drejtuar nga Beppe Grillo. Ky i fundit kishte thënë se nuk do të shkonte në këto konsulta por një votim online mes anëtarëve të lëvizjes së tij përcaktoi se maxhoranca e anëtarëve kërkonte që Grillo të shkonte në takim me Renzin.