Lufte civile ne Ukraine, 50 te vdekur
Përleshje të reja kanë shpërthyer ditën e djeshme në Kiver duke thyer kështu armëpushimin e deklaruar nga presidneti Viktor Yanukovhich, teksa lideri i mbështetur nga Rusia u takuar me ministrat evropianë që i kërkuan të bëjë marrëveshje me oponentët e pro-BE. Një reporter i Reuters pa trupat e 21 civilëve të vrarë në Sheshin e Pavarësisë, disa metra larg nga ku presidenti u takua me delegacionin e BE-së. Policët, u shfaqën në televizione duke gjuajtur me pushkë automatike teksa vraponin për të mbuluar kolegët që po tërhiqeshin përgjatë një qendre artesh. Në një video tjetër një militant i opozitës u shfaq në kasketë pas një peme duke qëlluar.