Kapet banda e hajduteve, ne 3 muaj vodhen 8 dyqane
Tre të rinj janë arrestuar pasi akuzohen se janë autorë të një sërë grabitjesh të ndodhura brenda harkut kohor të 3 muajve të fundit në Durrës por edhe në Tiranë. Banda e përbërë nga një tre të rinjt, nga Puka, Durrësi dhe Tirana, vepronin në trekëndëshin Durrës-Tiranë-Lushnje. Në Durrës policia ka arritur të dokumentojë grabitjen nga ana e tyre e 8 dyqaneve, ndërsa në Tiranë grabitjen e 12 motoçikleta, të cilat i kanë shitur në Durrës dhe Lushnje kundrejt vlerës së rreth 30 mijë lekëve të reja.