Kriza ne Krime dhe NATO – Cfare mund te beje Aleanca?
Situata në Krime po bëhet gjithnjë e më kërcënuese: Ukraina përballë forcave ushtarake ruse në gadishull, i frikësohet një lufte me fqinjën e saj dhe i ka kërkuar ndihmë NATO-s. Aleanca ushtarake perëndimore mbajti të dielën (02.03.2014) një takim konsultimi. Ambasadorët e 28 shteteve anëtare të NATO-s diskutuan për situatën në Ukrainë dhe një “koordinim më të ngushtë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Andres Fogh Rasmussen.