Alarm per bombe ne Ambasaden Britanike
Rezulton fals alarmi për bombë në Ambasadën Britanike. Një alarm për bombë në Ambasadën Britanike ka ngritur në këmbë policinë e kryeqytetit pak minuta më parë. Mësohet se një telefonatë e mbërritur në sallën operative ka sinjalizuar praninë e një bombe në ambientet e selisë diplomatike të Britanisë, e cila gjendet në zonën e njohur si blloku i ambasadave, në Rrugën e Kavajës.