Tirane, makines se punonjesit te policise i vihet flaka
Një makinë tip ‘Toyota’ është përfshirë nga flakët në zonën e ‘Ali Demit’. Burime policore bënë të ditur se rreth orës 2 të mëngjesit makina tip “Toyota”, e cila i përkiste një efektivit të policisë është shkrumbuar nga flakët. Forcat zjarrfikëse dhe të policisë shkuan menjëherë në vendngjarje për të shuar zjarrin dhe për të nisur hetimet e zbulimit të autorëve të aktit kriminal. Fatmirësisht nga ky incident nuk ka pasur persona të lënduar. Pista kryesore e hetimit është ajo e konflikteve të mundshme për motive pronësie./Balkanweb/(foto ilustruese)