Tritoli/ SHBA apel qytetareve ameriken ne Shqiperi: Kujdes kur parkoni, inspektoni makinat
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë lëshoi një mesazh sigurie për qytetarët amerikanë. Në mesazh thuhet se raportimet e fundit në media kanë nënvizuar rritjen e përdorimit të eksplozivëve në shënjestra individësh për shkak konfliktesh biznesi apo personale. Tritoli sipas ambasadës është përdorur për të goditur makinat e individëve dhe ka lënë të vdekur e të plagosur në shumë raste.