Tritoli/ SHBA apel qytetareve amerikan ne Shqiperi: Kujdes kur parkoni, inspektoni makinat
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë lëshoi një mesazh sigurie për qytetarët amerikanë. Në mesazh thuhet se raportimet e fundit në media kanë nënvizuar rritjen e përdorimit të eksplozivëve në shënjestra individësh për shkak konfliktesh biznesi apo personale. Tritoli sipas ambasadës është përdorur për të goditur makinat e individëve dhe ka lënë të vdekur e të plagosur në shumë raste.
Ndërkaq, Ambasada nënvizon se ndonëse nuk ka informacione specifike për kërcënimin e ndonjë shtetasi amerikan, u kujton atyre të ruajnë vëmendjen kur parkojnë makinat duke shmangur vendet e padëshiruara, për të shmangur parkimin në zonat e pasigurta dhe të kontrollojnë mjetet përpara nisjes për ndonjë pajisje të dyshimtë.