Shqiperia e fundit ne Ballkan per shpejtesine e internetit
Shqipëria renditet në vendin 106 në ranga botëror dhe në vend të fundit në rang ballkanik, për sa i përket shpejtësisë mesatare të shkarkimit nga interneti. Këto të dhëna bëhen të ditura nga “NetIndex”, pjesë e kompanisë “OOKLA”, e cila specializohet në matjen e parametrave të shpejtësisë së internetit në shkallë botërore. Shpejtësia mesatare e shkarkimit nga interneti, në Shqipërinë, është 6.29 Mbps (Megabit/sekond).