Ne CD-te e sekuestruara, thirrje per Xhihad dhe Bin Ladenin
Video dhe CD me thirrje për Xhihadin islam. Thirrje kundër feve të tjera, kundër Perëndimit dhe propagandë për një shtet islamik. Mbi të gjithë, jehonë për pjesëmarrje në luftën e Sirisë. Të gjitha këto të dokumentuara në dosjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, me fytyrat e disa prej të dyshuarve dhe me zërat e tyre në rastet ku nuk shfaqen me pamje.









