Enigma e fluturimit te avionit nga Malajzia: Fluturimi vazhdoi dhe per kater ore pas zhdukjes nga radaret
Fluturimi i avionit nga Malajzia, i zhdukur prej disa ditësh duket se po kthehet në pikëpyetje botërore. Ndërsa dje mediat raportuan pamje satelitore publikuar në faqen e një enti shtetëror kinez, ku mendohej se ishin mbetjet e avionit, sot gazeta amerikane Wall Street Journal publikon një raport të hetuesve amerikanë, sipas të cilëve, avioni ka vazhduar fluturimin edhe 4 orë pasi u zhduk nga radarët.