Shenim: Per cfare na duhet ky fare futbolli
Personalisht nuk shoh prej vitesh futboll shqiptar. Nuk është një vendim që e kam marrë pas ndonjë “konsulte” me veten, nëse do i fus ose jo në mënynë e shplodhjes drithërimat që mund të vijnë nga stadiumet tona(stadium thashë?! “fushëbetejë” do ishte më saktë); por më ka ardhur krejt vetëvetishëm për një mijë arsye, ku më kryesorja është katandisja në vulgaritet, si e asaj që ndodh në fushë me top nëpër këmbë, e si asaj që ndodh me tifozerinë, një shfaqje e “përroit psiqik” të turmave me deformime të rënda sociale. Në thelb, sporti e jeta sportive, janë çlirues nga ngarkesave psiqike, një lloj ekuilibimi mes sforcos së punës e halleve të përditshmërisë e relaksit, ardhur në forma nga më të ndryshmet, ku mes tyre është dhe një lojë sportive që e ndjek plot emocion e kënaqsi.