Raporti sekret: Kush jane 6 shqiptaret e vrare ne Siri dhe misteri i 2 te tjereve
Prokuroria e Krimeve të Rënda zbardh emrat e 6 shqiptarëve të vrarë në Siri, që janë rekrutuar nga grupi i akuzuar për terrorizëm dhe Xhihad, ndërsa 12 të tjerë janë plagosur dhe mbetet ende mister fati për dy të tjerë që në fakt janë deklaruar si të vrarë, por që duket se të dhënat zyrtare mungojnë. Organi i akuzës konfirmon se ka marrë një raport të gjatë të dërguar nga SHISH që flet për të gjithë procesin e kryer, rekrutimet, dërgimet në Siri, përfshirjen në luftë dhe pasojat.