Putin: Krimeja i perket Rusise. Perendimi e nxjerr jashte G8-es
Krimeja është pjesë e “pandashme” e Rusisë. Kështu u shpreh presidenti rus Vladimir Putin në fjalimin e tij para dumës ruse për referendumin e Krimesë. Ai theksoi se referendumi u zhvillua në respektim të rregullave demokratike dhe e cilësoi atë si “të bindshëm” dhe në përputhje me drejtën ndërkombëtare. Pak para fjalimit presidenti rus kishte miratuar pranimin e gadishullit të Krimesë si pjesë të Rusisë dhe njohjen e tij si shtet të pavarur. Seanca e jashtëzakonshme e parlamentit në Kremlin filloi nën brohoritje dhe duartrokitje.
Putin nënshkroi edhe marrëveshjen e pranimit të gadishullit të Krimesë, që i përket Ukrainës në bazë të së drejtës ndërkombëtare, si pjesë të Rusisë. Prezent nën nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje ishin edhe përfaqësues të udhëheqjes së Krimesë.