Shqiperi-Greqi, negociata per marrveshjen e re te ujerave
Ambasadori i Greqisë në Shqipërisë, Leonidas Rokanas ka dhënë sot një intervistë për gazetën “Panorama” ku flet për çështjen e marrëveshjes së delimitimit të ujërave detare. Problemi kyç është vendimi i Gjykatës Kushtetuese shqiptare që hodhi poshtë draft-marrëveshjen e vitit 2009. “Çfarë është bërë nuk mund të zhbëhet”, shprehet Rokanas, duke përcjellë kështu mendimin se marrëveshja e re nuk mund ta tejkalojë vendimin e gjykatës, por që gjithsesi nuk është se pengon që pjesë të marrëveshjes së shkuar të merren në konsideratë si pika nisjeje për të negociuar në këtë drejtim. Dhe Rokanas ka bërë të njohur se negociatat për këtë çështje kanë nisur./Respublica.al/