Peshkarexha jep alarmin SOS. Shpetohen 4 peshkataret
Një peshkarexhë me 4 persona në bord ka rrezikuar të mbytej mëngjesin e sotëm por ndërhyrja e Guardia di Financa dhe rojeve bregdetare u ka shpëtuar jetën peshkatarëve.Peshkarexha ka dhënë alarmin SOS, 27 milje larg bregut të Durrësit mëngjesin e sotëm.Peshkarexha kishte pësuar avari dhe rrezikonte të mbytej. Elvis Ceka Kapiten Lejtant në Qendrën Ndërkombëtare Operacionale Detare tha për tv A1 Report se peshkatarët ndodhen në anijen “Lisus” që po kryen edhe tërheqjen e mjetit. “Peshkatarët janë në gjëndje të mirë shëndetësore. Ndodhen në bordin e anijes “Lisus” që po kryen dhe tërheqjen e mjetit. Ky mjet rrezikon të fundoset dhe ka marrë ujë”, tha Kapiten Lejtant Ceka./shqiptarja.com/