Te punosh per kulturen ne kohe krize. CHwB qe punon ne Shqiperi, fituese e nje cmimi europian
Hagë / Bruksel , 20 mars 2014 – Fituesit e Çmimit të Bashkimit Europian për Trashëgiminë Kulturore 2014/ Cmimet Europa Nostra, u shpallën sot nga Komisioni Europian dhe Europa Nostra. Të 27 laureatët, të përzgjedhur ndërmjet 160 projekteve të nominuara në 30 vende, janë nderuar për arritje në katër fusha: konservim, kërkim studimor, shërbim i dedikuar nga individë ose organizata, edukim, trajnim dhe ndërgjegjësim. Ceremonia e dhënies së cmimeve do të zhvillohet më 5 maj në Burgtheater në Vjenë, nën patronazhin e Presidentit të Austrisë, Heinz Fischer.