Kushtet e FMN per ndihmen
Pensionet – FMN kërkon rritjen e moshës së daljes në pension në 65 vjeç për gratë dhe 67 vjeç për burrat, si dhe që të mos ketë më rritje të pensioneve më të madhe se masa e inflacionit
Rrogat – FMN kërkon që të mos ketë më absolutisht rritje vjetore të rrogave të buxhetorëve, as sa masa e inflacionit, por sugjeron rritje vetëm në sektorë që konsiderohen kyçë
Energjia – FMN kërkon reduktimin drastik të vjedhjeve dhe humbjeve teknike në rrjet. Si një mënyrë për të realizuar këtë sugjerohet ulja e subvencionit dhe rishikimi i çmimit
Taksat – FMN kërkon vendosjen e disa taksave të reja, përfshirjen në taksim të disa kategorive të përjashtuara dhe rritjen e fortë të taksës së importit të automjeteve