Turqia mbyll Twitter, perdoruesit ironizojne me karikatura
Pasi qeveria turke e Kryeministrit Erdogan vendosi që të bllokojë aksesin në Twitter për shtetasit e vet, ky vendim nuk është pritur mirë nga përdoruesit e këtij rrjeti social. Kudo në botë, kjo gjë ka ngjallur indinjatë dhe është bërë temë për të ironizuar vendimin e Erdogan. Shumë karikatura të ndryshme me logon e Twitter kanë filluar të qarkullojnë në internet. Fotomontazhet kanë qenë të llojeve të ndryshme, ku sigurisht në qendër kanë logon e rrjetit social dhe qeverinë turke. Shkak i mbylljes së Twitter nga qeveria turke janë bërë disa të dhëna kompromentuese të Kryeministrit Erdogan, ku ky i fundit ka fajësuar administratorët që nuk kanë hequr disa prej këtyre të dhënave. Edogan gjithashtu ka akuzuar Twitter se po nxit protesta./Shqiptarja.com/