10 perqind e “xhiros” se punonjeseve te seksit ne Itali, vjen nga vajza shqiptare (dhe nje shenim per terminologjine e medias)
Foto ilustruese nga “La Stampa”
SHENIM I HI (Historia Ime): Një pjesë e vogël e tekstit në lajmin më poshte ka probleme me etikën dhe me termat e përdorur. “Historia Ime” vecon si të papranueshme fjalinë: “Momentalisht Rumania dhe Nigeria mbajnë vendet kampione përsa u përket “ushtrive” me 120 mijë prostituta të huaja që hyjnë përtej Adriatikut”.
Edhe pse mund të jetë e vërtetë në shifra fjalia ka konotacion denigrues. Më poshte teksti i botuar nga shqiptarja.com. si dhe burimi kryesor nga media italiane:
http://www.vocidimilano.it/articolo/lstp/42936/
ITALI– Ndonëse kanë humbur kontrollin e dërgesave të “mishit të bardhë” në Itali, për shkak të mbylljes së ngushticës së Otrantos, shqiptarët vijojnë të zotërojnë kontrollin mbi rrjetet e prostitucionit në shtetin fqinj, pasi janë gjobëvënësit e rumunëve.