Varreza murale edhe ne Shqiperi, perfundon tenderi
Foto ilustruese, info nga shqiptarja.com dhe Respublica.al
Në Tufinë ka nisur ndërtimi i varrezave murale dhe sipas projektit brenda vitit parashikohet që kryeqyteti t’i ketë këto varreza gati. Gazeta “Shqiptarja.com”, duke cituar burime zyrtare nga Bashkia e Tiranës, shkruan se një kompani private ka fituar tenderin, dhe parashikohet ngritja e dy godinave të këtyre varrezave, të cilat do të jenë përballë njëra tjetrës, pikërisht në hyrjen kryesore të varrezave të Tufinës.