ARSYEJA E XHENIT…
Nga Xheni Karaj
Per emisionin “Oktapod” ne Vizion Plus (video me poshte)
Ekziston një legjendë greke – në fakt është dicka e shkruar nga Platoni – se si të dashuruarit janë dy gjysma të të njëjtit person. Thotë se njerëzit enden dhe enden pafund duke kërkuar gjysmën e tyre dhe kur e gjejnë, më në fund ata janë të plotë dhe perfektë.
Ajo që më magjeps në këtë histori është se në origjinë gjithë njerëzit në fillim ishin dy si një i plotë, të ngjitur shpinë më shpinë.