Putin: Shqiptaret do te marrin dhe Maqedonine
Presidenti rus Vladimir Putin, përveç Kosovës ka përmendur edhe Maqedoninë si shkak për të sulmuar Gjeorgjinë në vitin 2008. Kjo thuhet në librin me titull “Lufta e vogël e cila e tronditi botën: Gjeorgjia, Rusia dhe e ardhmja e Perëndimit”, e diplomatit të ndjerë amerikan Ronald Asmus, njërit nga arkitektët e politikës së zgjerimit të NATO-s drejt shteteve satelite të Rusisë. Në këtë libër, Asmus transmeton bisedën e Putin me ish presidentit gjeorgjian Mihail Saakashvili të zhvilluar në shkurt të vitit 2008.