Pergjimet/Drejtori i SHISH raporton më 22 Prill në Kuvend
Drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit Visho Ajazi Lika do të raportojë javën e ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë. Komisioni i Sigurisë ka vendosur në mbledhjen e sotshme që kreu i SHISH Visho Ajazi Lika të raportojë para deputetëve në komision ditën e martë, më datën 22 prill ku do të përgjigjet për përgjimet e drejtuesve të policisë dhe çështjet për emërimet pa kriter në kupolën e drejtuesve të shërbimit sekret.