Rishfaqet Antraksi, 5 vete hengren mish te infektuar, MB: Rastet te izoluara
Instituti i Shëndetit Publik ka diagnostikuar 5 persona të infektuar nga sëmundja e Antraksit, e cila njihet ndryshe si plasja. Rastet janë konstatuar në një fshat të Tepelenës, ndërkohë që shkak i infektimit është bërë konsumimi i mishit të infektuar me Antraks.Në këto kushte, specialistët e ISHP-së kërkojnë ndërgjegjësimin e konsumatorit për të mos konsumuar mish të pakontrolluar, ndërsa sa i takon strategjive të kontrollit kërkojnë vaksinimin e bagëtive, sidomos në pjesën jugore të vendit.