Lufte Ukraine-Rusi…
Kur bota të hedhë sytë pas, mund ta shohë këtë si momentin kur nisi lufta mes Ukrainës dhe Rusisë.
Tensioni mes dy vendeve u rrit ndjeshëm dhe pavarësisht se nuk ka një deklaratë formale lufte, disa analistë besojnë se ky është momenti i shpërthimit.
Trupat speciale ukrainase sulmuan postblloqet ilegale të separatistëve pro- rusë në Slovyansk duke vrarë të paktën pesë militantë.
Ndërkohë presidenti rus, Vladimir Putin tha se Kievi do ketë pasoja nëse përdor ushtrinë ndaj rajoneve pro- ruse.
Ai ka urdhëruar nisjen e një stërvitje ushtarake në kufirin me Ukrainën.
Momente tensione u shënuan edhe në qiell, kur avionët ushtarakë të Danimarkës dhe Britanisë pikasën bombarduesit rusë duke hyrë në një zonë të kufizuar fluturimi.
Trupat amerikane kanë mbërritur në Poloni për një stërvitje të përbashkët ushtarake.
Ndërsa ish- ambasadori amerikan në Shqipëri, James Jeffrey tha për VOA se SHBA duhet të dërgojë forca tokësore në kufi me Ukrainën.
“Trupat tokësore kanë një simbolikë tjetër dhe një vlerë tjetër që nuk krahasohet me atë forcave ajrore apo detare. Siç e pamë në Kosovë në vitin 1999, vetëm pasi Tony Blair kërcënoi me dërgimin e trupave tokësore, vetëm atëhere fushata ajrore e NATO-s përfundoi me sukses. Në rastin e tanishëm të Ukrainës, nëse Rusia vazhdon të kërcënojë vende me pakica të mëdha rusisht-folëse, siç bëri në Krime dhe siç po bën në rajonet lindore të Ukrainës, atëhere ajo duhet ta ketë të qartë se, nëse grumbullon forca të mëdha në kufi, siç bëri në Ukrainë, do të përballet me trupat e NATO-s, me trupa amerikane. Ajo që ka rëndësi është që Perëndimi t’i tregojë Rusisë se ne jemi të vendosur. Patrullimi me aeroplane, eshte me mire se te mos besh asgje, por eshte shume i lehte”, tha Jeffrey.