Kosova ne zgjedhje te parakohshme, KQZ atje thote se eshte gati
Ne foto, znj, Valdete Daka, kryetare e KQZ ne Kosove (Foto nga Express)
Me 90 vota pro, 4 kundër dhe 3 abstenime deputetët e Kuvendit të Kosovës gjatë seancës së sotme të jashtëzakonshme vendosën shpërndarjen e parlamentit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi bëri të ditur se Kuvendi po shpërbëhet për shkak se pozita nuk i ka numrat e nevojshëm për të marrë vednime dhe për shkak se opozita gjithashtu nuk i ka numrat e nevojshëm për ta rrëzuar qeverinë.
Sipas Thaçit “vendimi për të shkuar në zgjedhje të parakohshme më 8 qershor është në shëndetin e demokracisë por edhe të ndërtimit të institucioneve të reja”.
Ndërkohë gjatë seancës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka propozuar që krahas shpërbërjes se Kuvendit të Kosovës të votohet edhe mocioni për rrëzimin e qeverisë. Propozimi është përkrahur dhe nga Lëvizja Vetëvendosje, megjithatë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi e hodhi poshtë një kërkesë të tillë.
Sipas tij, një propozim i tillë nuk mund të hyjë në rend të ditës për shkak se mocioni sipas Kushtetutës duhet të dorëzohet në Kuvend jo më herët se 5 ditë dhe jo më vonë se dy ditë.
KQZ thote se eshte gati
Ndërkohë, media në Kosovë citon kryetaren e Komisionit Qendror Zgjedhor atje, znj. Valdete Daka të ketë thënë se KQZ është gati për këto zgjedhje.
“Këto zgjedhje do të mbahen sipas Ligjit të vjetër dhe fushata meqenëse të gjitha afatet do të jenë më të shkurta edhe fushata do të jetë më e shkurtë. Natyrisht që koha e shkurtë është sfiduese për institucionin tonë por mendoj se ndoshta me ndihmën e institucioneve tjera me të cilat kemi bashkëpunim do të kemi mundësi që të organizojmë zgjedhje fer dhe të lira”, ka thënë Daka në një intervistë për RTK’në.
Ajo ka thënë se KQZ është e gatshme t’i organizojë zgjedhjet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Info nga Shqiptarja.com, Gazeta Express, RTK
Lexo më shumë këtu: http://www.gazetaexpress.com/lajme/daka-thote-se-kqz-eshte-e-gatshme-per-organizimin-e-zgjedhjeve-video-12314/