Projekti shqiptar i CHwB fiton cmim nga Komisioni Europian
Kampet e Restaurimit, të organizuara nga fondacioni Trashëgimia Kulturore pa Kufij, fitojnë çmimin Europa Nostra.
Kampet Rajonale të Restaurimit një model për edukimin e profesionistëve të trashëgimisë kulturore që janë zhvilluar në Gjirokastër nga Trashëgimia Kulturore pa Kufij, morën Çmimin e Bashkimit Evropian për trashëgiminë Kulturore / Çmimi Europa Nostra.
Çmimi iu dorëzua znj.Lejla Hadzic kordinatores rajonale dhe drejtores së zyrës së fondacionit ‘’Trashëgimia Kulturore Pa Kufij’’ Shqipëri nga tenori i mirënjohur Placido Domingo, president i Europa Nostra dhe Androulla Vassiliou, Komisionieria e Bashkimit Europian për arsimin, kulturën dhe rininë.
Ceremonia e ndarjes së cmimeve u organizua në Burgtheater, Vienë/Austri më datë 5 maj, 2014 nën kujdesin e presidentit tëAustrisë Heinz Fischer.Në ceremoni morën pjesë personalitete të shquar të kulturës evropiane, përfaqësues të BE-së si dhe profesinonistë të fushës së trashëgimisë Kulturore.
Fondacioni ‘’Trashëgimia Kulturore pa Kufij’’ u nderua nën kategorinë e edukimit, trajnimit dhe ndërgjegjësimit për projektin Kampet Rajonale të Restaurimit.
Projekti i Kampeve rajonale të Restaurimit u përzgjodh nga Juria midis 160 projekteve të tjerë dhe midis 30 vendeve të ndryshëm.
Lejla Hadzic drejtore e zyrës së Trashëgimisë Kulturore shprehet per vlerësimin e marrë nga BE; Në jemi krenar që jemi i vetmi vend jo-anëtar i Bashkimit Evropian që u vlerësuam me këtë çmim, duke dëshmuar se cilësia për ruajtjen dhe edukimin në konservim është bërë në Shqipëri.
Kampet Rajonale të Restaurimit, një ndërrmarje edukuese dy javore për profesionistët e trashëgimisë kulturore nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, jo vetëm është duke i dhënë mundësinë profesionistëve të mësojnë në lidhje me teknikat tradicionale të restaurimit por njëkohësisht adreson nevojat e pronarëve të monumenteve dhe komunitetit.
Nëpërmjet Kampeve Rajonale të Restaurimit mbi 440 profesionistë të 22 kombësive të ndryshme, kanë mësuar dhe riparuar mbi 65 monumente të Kulturës në Ballkanin perëndimor, duke provuar të jenë një shembull suksesi. Sot është dita e përfundimit të Kampitë 16-të i zhvilluar në Gjirokastër që do të ndiqet nga kampi i 17-të që do të zhvillohet në Serbi, më tej kampet do të zhvillohen në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe.viti do të mbyllet me kampin e 20-të që do të riktheht në Gjirokastër.
Kjo nuk do të ishte bërë e mundur pa mbështetjen e qeverisë Suedeze, Fondeve te Bashkimit Evropian, Ministrisë së Kulturës të Shqipërisë , Institutit të monumenteve të Kulturës ne Tiranë, Drejtorisë së Kulturës Kombëtare në Gjirokastër, Universitetit Polis, Universitetit të Tiranës/Fakulteti Histori –Filologji, mjeshtërave lokalë, specialistëve të fushës dhe pjesëmarrsëve të kampeve. Këtë Cmim ne e ndajmë me të gjithë partnerët tanë të nderuar.