Burrneshat ne veri dhe fustanellat ne jug… ose ta themi troc: Seksi eshte problemi!
Shkruar nga nje vajze lezbike, titulli eshte redaksional, foto ilustruese nga z14invisionfree.com – sipas nyjes ne diciture
Në kulmin e një kakofonie biblike-darviniste-psikanalitike kundër homoseksualëve që ka pushtuar vendin këto kohë, çuditërisht si asnjëherë më parë, dhe çuditërisht pak javë para vendimit të Europës për marrjen ose jo të statusit të vendit kandidat në BE, që prapë çuditërisht ka si kërkesë respektimin e të drejtave të njeriut dhe mjedisin e paqtë mes minoriteve dhe shumicës, doli më në fund një poezi, e cila me mjeshtëri i vuri pikat mbi “i” histerisë kaotike duke nxjerrë në pah problemin e vërtetë që kanë ca njerëz me gejtë, që s’është as martesa, as parada, as fëmijët, as fundi i botës dhe as morali: Problemi i vërtetë me gejtë ka qenë dhe është seksi!