“Nuk e meritojme BE nese nuk na respektojne” – Romet ne dere te Nishanit (VIDEO dhe FOTO)
Si asnjëherë më parë, aktivistë rom kanë zhvilluar sot një aksion të mirëfilltë politik duke kërkuar edhe vëmendje mediatike, por sidomos vëmendjen e Presidentit të Republikës. Disa dhjetëra përfaqësues të komunitetit rom dhe mbështetës së tyre u mblodhën para Presidencës ku i kërkuan Presidentit të Republikes z. Bujar Nishani “të mbrojë Kushtetutën e Shqipërisë duke ushtruar të drejtën e vetos kundrejt ligjit nr. 9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, i cili, sipas tyre, “trajton në mënyrë të pabarabartë kategori të ndryshme të familjeve që kanë ndërtuar pa leje sikundër dhe nuk krijon asnjë mekanizëm juridik për mbrojtjen e këtyre familjeve nga efektet e ligjit”.