KE konfirmon rekomandimin per dhenien e statusit per Shqiperine (RAPORTI I PLOTE / VIDEO)
TIRANE – Publikohet raporti i ri i Komisionit Europian për statusin e vendit kandidat të Shqipërisë në BE.
Hapet drita jeshile për Shqipërinë drejt marrjes së statusit të kandidatit në Bashkimin Europian. Komisioni Europian konfirmon rekomandimin e tij për t’i dhënë statusin e kandidatit Shqipërisë. Ky është përfundimi i raportit të ri të KE të publikuar këtë të mërkurë, në lidhje me përparimin e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit, krimin e organizuar dhe reformën në drejtësi.