PDK reagon per vetvrasjen e Arbenorit. Komentet: Ajo parti e rrahu ate!
Foto nga lajmeonline.eu
PDK ka reaguar për humbjen nga jeta të një prej aktivistëve të Vetvendojes, Arbënor Deharit. Por ky reagim nuk u ka pëlqyer disave prej të rinjve të angazhuar në Kosovë. Njëri prej tyre, R.S. një i ri aktiv në Prishtinë shprehet:
“Arbënori si dhe shumë aktivistë të Lëvizjes dhe qytetarë të Kosovës gjatë protestave janë rrahur në mënyrën më brutale të mundshme të urdhëruar nga Partia Demokratike e Kosovës dhe sot të shprehësh keqardhje është kulmi i hipokrizisë”.
Më poshtë reagimi i plotë i PDK-së:
“Partia Demokratike e Kosovës mësoi me keqardhje të madhe për ndarjen e papritur nga jeta të Arbënor Deharit, njërit ndaj aktivistëve më të shquar të Lëvizjes Vetëvendosje. Në këtë moment të vështirë PDK gjendet pranë të afërmve dhe shpreh solidaritetin dhe mbështetjen më të madhe.
PDK dhe kryetari i saj Hashim Thaçi konsiderojnë se vepra e Arbënorit meriton mirënjohjen dhe respektin e të gjithëve dhe ka për të shërbyer si model i të riut patriot që përpiqet me përkushtim dhe këmbëngulje për idetë dhe vlerat në të cilat beson. Jo vetëm lëvizja Vetëvendosje, por mbarë vendi ka humbur një veprimtar të madh të demokracisë së re kosovare.
PDK ndjen dhimbje të thellë për këtë ngjarje tragjike dhe u përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve për këtë humbje të rëndë në një moshë kaq të re.”