Nga Pedonale ne Qoftenale… (Ditari i shetitores)
Marre nga blogu diaryoftirana.com
Shëtitorja pranë kalasë së Tiranës, është një nga vendet më interesante të një Tirane të mbushur me zhurmë dhe rrëmujë. Atje ndodhen një sërë godinash që në vetvete janë të rëndësishme për jetën artistike të qytetit, aty ndodhet Galeria e Arteve, Teatri Kombëtar, Kinemaja e qytetit, Muret e Kalasë së qytetit dhe së fundmi rrënojat e një kalaje më të vjetër. Ishin këto të fundit, të zbuluara gjatë projektit për unazën e vogël që zunë ngushtë “arkitektët” e Bashkisë duke u dorëzuar që atje mos të ndërtohej rrugë.