Plagoset nje efektiv i Forcave te Nderhyrjes se Shpejte ne Lazarat
Një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë ka mbetur i plagosur nga të shtënat e armëve që vinin nga fshati Lazarat gjatë operacionit të ndërmarrë nga policia ditën e djeshme. Ngjarja mësohet se ka ndodhur 2 orë pas mesnate, ndërsa i plagosur ka mbetur efektivi me iniciale S.M, i FNSH Shkodër i cili ka marrë plagë në këmbë dhe në dorë, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.