“Ky eshte Las Vegasi i fukarenjve. Pronaret na thane te djegim bimen e bekuar”

Për Petrit Lazen, me origjinë nga Elbasani, Lazarati ishte si një parajsë.
Babai i tre fëmijëve, thotë se këtu ishte Las Vegasi i fukarenjve, derisa erdhi policia.
“Këtu është lumturia e fëmijëve të mi, sepse Lazarati ka qenë streha ime dhe e konsideroja të ardhmen time ekonomike deri ditën e sotme,” thotë Laze për Panoramën.
Ai është i pezmatuar që u detyruan të djegin bimën ‘e bekuar’.
“Kur na detyruan vetë pronarët e hashashit që t’i vinim flakën bimës së bekuar, që mezi e kemi rritur dhe bërë shërbime, kemi kuptuar që punët nuk janë hiç mirë. Kemi parë frikë në sytë e lazaratasve këtë radhë”.
“… Më pas pronarët e hashashit na kanë dhënë lekët e fundit dhe jemi ndarë me lot në sy,” thekson ai.
Marrë nga Gazeta Tema: www.gazetatema.net