Parlamenti hollandez voton pro statusit te Shqiperise
Një ndër kundërshtarët më të fortë deri më tani për marrjen e statusit nga Shqipëria, më në fund ka thënë “PO”. Parlamenti holandez ka vendosur që të votojë pro për dhënien e statusit Shqipërisë. Vendimi u konfirmua në seancën plenare nga Kryeministri Edi Rama, i cili në mes të debatit në lidhje me operacionin e policisë në Lazarat, morri fjalën duke informuar deputetët në lidhje me këtë vendim.