Maqedoni, votohet qeveria e re
Parlamenti i Maqedonisë ka miratuar të enjten koalicion e ri qeverisës të drejtuar nga kryeministri Nikolla Gruevski, i cili fitoi bindshëm në zgjedhjet e parakoshme të muajit prill. Për qeverinë e re votuan pro 77 deputetë nga 123 që ka parlamenti i Maqedonisë, ndërsa 6 të tjerë votuan kundër. Në këtë seancë nuk ishin të pranishme partitë e opozitës, të cilat pretendojnë se zgjedhjet e muajit prill ishin jokorrekte.