Tensione mbi uren e Ibrit: 13 police te plagosur
Dhjetë qytetarë dhe 13 policë të plagosur është bilanci i protestës së mbajtur të dielën në pjesën jugore të Mitrovicës, para urës mbi lumin Ibër. Qindra protestues nga qytete të ndryshme të Kosovës ishin mbledhur në orën 15, për të mbajtur një protestë paqësore në kundërshtim të vendosjes së barrikadës së re nga serbët e veriut, mbi urën që ndan qytetin e Mitrovicës.