“Te devijosh” nga rruga e shumices nuk do te thote se ke marre rrugen e gabuar…*
Nga Aurora Mehmetaj
Përpara se të aplikoja për shkollën verore organizuar nga Portali “Historia ime”, kam parë disa faqe në facebook (si rrjeti më i përdorshëm social), në të cilat është komentuar nga shoqëria tmerrësisht negativisht lëvizja e LGBT-së me kërcënime, ofendime, etj. Është për të ardhur keq që situata në Shqipëri vazhdon të jetë e një mentaliteti kaq të ulët. E indinjuar për mentalitetin e vendit tim, vendosa të isha në mbështetje të tyre duke u bërë pjesë e shkollës verore.