Komiteti Shqiptar i Helsinkit organizon konferencen kometare “Së bashku për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të qytetarëve”
Komiteti Shqiptar i Helsinkit së bashku me Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka kënaqësinë t’ju ftojë në konferencën kombëtare “Së bashku për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të qytetarëve” që organizohet në datën 30 Qershor 2014 ora 10.00 – 13.30, në mjediset e Hotel Rogner. Bashkëlidhur gjeni agjendën e konferencës. Kjo konferencë realizohet në kudër të projektit të mbështetur financiarisht nga Zyra e Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri.