Fevziu pas ankesave te Kishes Ortodokse: Kryepeshkopin e kam ftuar disa here, nuk mund te imponoje debatin publik
Ka reaguar gazetari Blendi Fevziu pas akuzave të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë përmes një letre drejtuar Tv Klanit, si “minues i harmonisë fetare”. Fevziu e cilëson qesharak këtë reagim dhe përmes një interviste për gazetën Mapo sqaron se Kisha Ortodokse ka refuzuar në vazhdimësi të dërgojë përfaqësues në emisionet e tij.








