Vritet me arme zjarri Artan Santo, kreu i bankes “Credins”
Vritet në atentat mafioz biznesmeni dhe bankieri i njohur Artan Santo. Ekzekutimi është kryer në mes të ditës rreth orës 09:30 në zonën e ish-bllokut në Tiranë, në momentin që Artan Santo ka qenë duke hyrë në bankën Credins, të cilën ai e drejtonte.
Dyshohet se dy persona me motor dhe të maskuar kanë qëlluar me armë gjashtë herë ndaj biznesmenit, ndërsa një plumb në kokë dyshohet se ka qenë fatal duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Biznesmeni 58-vjeçar, baba i dy fëmijëve, ishte drejtor i bankës Credins, aksioner i televizionit News 24 dhe televizionit Scan.
Roja, deshmitari kyç: Santo bisedoi me atentatoret para se ta vrisinin
Roja i sigurisë i cili ka parë të gjithë ngjarjes është dëshmitari kyç i këtij ekzekutimi pasi sipas dëshmisë së tij paraprake ka deklaruar se ka dëgjuar një bisedë mes biznesmenit dhe atentatorëve.
Ka qenë e pamundur për të ndërhyrë me ndihmën e parë pasi biznesmeni ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Dy persona nga Fushe-Kruje, te dyshuar per atentatin
Policia ka listuar dy emra dhe ka dy fotot e personave që dyshohen për atentatin ndaj biznesmenit Artan Santo. Sipas policisë këta persona janë me banim në Fushë-Krujë, ndaj dhe drejt këtij qyteti janë nisur një grup i Drejtorisë së Policisë së Shtetit dhe sektori i krimeve të Rënda.
80 oficerë janë në terren duke u marrë me provat material dhe shoqërimet e personave, dëshmitarë në vendngjarje./Shqiptarja.com