Programi Veror i Internshipit, Ministria e Mireqenies Sociale dhe Rinise
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka shpallur hapjen e programit veror të internship-it (praktikës së punës), një mundësi e shkëlqyer për të gjithë të rinjtë që janë të interesuar për të ndjekur një karrierë në sektorin publik. Nëpërmjet këtij programi intensiv dy-mujor, pjesëmarrësit do të njohin nga afër punën në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Institucioneve të saj, duke punuar ngushtë me stafin e ministrisë, në zyrat rajonale të institucioneve të MMSR-së apo në qendrat publike të përkujdesit.