100 mije euro informatoreve per vrasjen e Santos
Nuk vonojnë postimet mbi vdekjen e biznesmenit Santo prej ish Kryeministrit Berisha dhe Kryeministrit aktual Rama. Mesa duket të dy kanë pasur një vlerësim të lartë për figurën e Santos duke ju drejtuar here si ‘mik të mirë, çun Tirone nga ata të vërtet, që e donte jetën dhe njerëzit’ prej Ramës, e herë si ‘fëmijë I dy prindërve të mrekullueshëm’ prej Berishës.
Ndërkaq në fund të postimit të Ramës në rrjetin social twitter, shkruhet “100mijëEU kush ndihmon policinë”. Berisha sakaq dënon vrasjen duke e konsideruar si pasojë të rendit të dominuar prej mafies dhe krimit.