Vrasja e Santos: Ardian Vehbiu u ben apel politikaneve qe “te qajne pa ze”
Sa herë që ndodh një gjë e rëndësishme e natyrës jo politike në Shqipëri, sidomos kur kjo gjë është një ngjarje tragjike, të parët që nguten të shprehen janë politikanët. Edhe dje, teksa u mor vesh se kishin vrarë Artan Santon, versionet online të gazetave zunë të raportonin deklaratën e njërit apo tjetrit syresh.
“Qani pa zë, ju lutem”, shkruante qysh në titullin e njw shkrimi Ardian Vehbiu. Dhe thosh: “Nëse ka një gjë që nuk duhet të ndodhë, është pikërisht kjo që po ndodh tani: politikanët, qeveritarët dhe personalitetet e tjera shtetërore që mbajnë radhë pranë mikrofonëve të TV-ve, për t’i rrëfyer publikut se çfarë ndiejnë ata përballë këtij krimi”.
Dhe vijon: “Është e drejta e tyre të reagojnë emocionalisht dhe personalisht ndaj kësaj vrasjeje; sikurse është e drejta e tyre që këto reagime t’i mbajnë private dhe e drejta e publikut që t’i kursehet sentimentalizmi herë i ndier dhe herë i shtirë, por gjithnjë pa vend, i të gjithë atyre që nuk kanë gjë për detyrë të vajtojnë publikisht të vrarët, as janë zgjedhur për këtë dhe as paguhen si vajtojca”.
Shënimin e plotë të tij mund ta ndiqni në linkun http://peizazhe.com/2014/06/26/qani-pa-ze-ju-lutem/
Marrë nga ResPublica.al