Per vrasjen e Santos u paguan 300 mije euro. Pistat kryesore te hetimeve: “Prishtina Center”, ARMO dhe ortaket
Deri tani edhe pse të gjitha mediat kanë folur për ekzekutim me vrasës me pagesë, asnjë media nuk ka folur për pistat e mundshme që çuan në vrasjen e Artan Santosit.
E para që e bën një gjë të tillë është gazeta “Shqiptarja.com”, e cila thotë se për vrasjen e biznesmenit të njohur janë paguar 300 mijë euro.
Siç raporton kjo gazetë, hetimet janë përqendruar në tri pista: njëra bën fjalë për një ndërtimin e një qendra tregtare në Prishtinë. Pista e dytë e hetimeve është ajo e ortakëve në biznesin që Santo ka në Shqipëri, ndërkohë që pista e tretë është ajo e një afere të lidhur me dosjen e shitjes së rafinerisë së naftës ARMO, ku janë përfshirë banka “Credins”, një investitor shqiptar, si dhe investitor të huaj.
Gjatë mbrëmjes së djeshme në policinë e Tiranës është zhvilluar një analizë rreth strategjisë hetimore që do ndiqet për sigurimin e provave materiale dhe identifikimin e autorëve të krimit, që mendohet se i përkasin një klani mafioz.
S.S
Marrë nga ResPublica.al