Nje tjeter tragjedi siciliane, 30 refugjate asfiksohen ne anijen e stermbushur
Një barkë ku ngjeshen me qindra refugjatë nga brigjet e Afrikës Veriore dhe një tragjedi e garantuar. Një tjetër ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në brigjet siçiliane, ku 30 emigrantë kanë humbur jetën në një anije që u shpëtua gjatë natës nga Marina Ushtarake. Mësohet se viktimat kanë humbur jetën e tyre për shkak të asfiksisë. Ndërkaq, policia italiane ka transportuar anijen në portin e Pozzallos ku edhe po kryhet zhvendosja e trupave të pajetë.
Sipas mediave italiane, në bordin e anijes ndodheshin gjithashtu gra shtatzëna dhe fëmijë, të cilët fatmirësisht kanë arritur të shpëtohen. Sipas të dhënave të fundit, anija ishte ngarkuar me më shumë se 600 emigrantë dhe kur arriti në Grecale, për rreth 30 emigrantët nuk mund të bëhej më asgjë. Të vendosur në një pjesë të ngushtë të varkës, ka shumë të ngjarë që ata të kenë vdekur nga mungesa e ajrit.
a.k
Marrë nga ResPublica.al