Greqia permbyll presidencen e BE-se. Venizelos: Hapja e negociatave me Shqiperine, jo pa ndare kufijte detare
“Dekorata” e statusit të vendit kandidat është një gjë, dhe hapja e negociatave të anëtarësimit është gjë krejt tjetër. Shtetet që kanë llogari të pambyllura do të kenë kërkesat e tyre, dhe këtë nënkuptoi edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Evangelos Venizelos. Ai pranoi dje se hapja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian lidhet me çështjen e kufijve detare mes vendit tonë dhe Greqisë.