Nuk do te kete qeveri Thaci 3, mendon Vetevendosje
Në një reagim për median Lëvizja Vetëvendosje është shprehur se “edhe pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese është e sigurtë që nuk do të këtë Qeveri Thaçi 3”.
Në reagimin e kësaj force politike, thuhet se “asnjë nga katër subjektet shqiptare të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës nuk do t’i bashkohen PDK-së dhe Hashim Thaçit në qeverisje për të vazhduar regjimin e vjetër. Theksojmë edhe një herë që ndalja e regjimit të vjetër është lajmi i mirë për Kosovën”.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e bën të qartë që Presidentja emëron kandidatin për Kryeministër për herë të dytë nga partia apo koalicioni i cili i ka gjasat për të marrë votat e nevojshme në Kuvend për formimin e Qeverisë. Në fillim Presidentja pritet t’i kërkojë Thacit formimin e qeverisë. Por nëse ai nuk e formon dot, atëherë një kandidat i dytë mandatohet për krijimin e qeverisë.
“Në këtë drejtim edhe vendimi i Gjykatës Kushtetues i hap rrugë ndërtimit të institucioneve në përputhje me vullnetin e shumicës së deputetëve në Kuvendin e Kosovës”, tha Vetëvendosje.
/Historia Ime, foto nga Balkan Insight/