“T’i jepet fund denimit me vdekje”
“Dënimi me vdekje nuk ka vend në shekullin e 21. Së bashku ne mund t’i japim fund kësaj praktike mizore në të gjithë botën”, kështu ka deklaruar sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, i cili i bëri thirrje të gjitha vendeve të shfuqizojnë këtë formë dënimi. Ban Ki-moon foli gjatë një takimi të mbajtur në selinë e OKB-së dhe i organizuar posaçërisht për dënimin me vdekje.